Aulona Musta është një nga gazetaret më të njohura e më të komentuara që flet gjithnjë pa dorashka dhe thumbon personazhet e famshëm të shoëbizit shqiptar. Ajo është shumë aktive në Instagram ku publikon foto e video të ndryshe nga përditshmëria e saj dhe jo rrallë herë ndodh që kapet me fansat.
Këtë herë moderatorja ka publikuar një foto ku ekspozon prerjen e re të flokëve, por që mesa duket nuk ju ka pëlqyer të gjithëve.
Një komentuese i shkruan Aulonës: “ Dhia e kols ka prerje ma te bukur”, shoqëruar me disa emoji me fytyrë të qeshur.
Por një koment i tillë nuk është pritur aspak mirë nga moderatorja e cila e ka lënë pa fjalë komentuesen me përgjigjen.
Aulona i përgjigjet vajzës që komenton duke i shkruar: “zemra vogel, keshtu eshte kur kalon gjithe diten duke kullotur dhite dhe mjel lopen, vetem ato te dyja njeh, e ke te ngushte rrethin e miqesise”.