Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm.
Dje një ndër artistët më të përfolur të momentit në shtetin turk është Can Yaman. Aktori së fundi ka pranuar se është me prejardhje shqiptare duke folur për mediat e Turqisë.
Megjithatë marrëdhënien me fansat, Xhan duket se nuk e ka edhe aq mirë. Ai shpesh u kthen përgjigje atyre në komente, ndryshe nga aktorët e tjerë që nuk ndikohen nga komentet negative.
Së fundmi një vajzë i ka komentuar Xhanit në një postim të tij ku i shkruan se i ka hipur vetja në qejf pasi mori famë të madhe. Aktori nuk ka duruar dot dhe i ka replikuar fanses duke i shkruar se një koment i tillë ka pasoja ligjore.
"Edhe na thonë pastaj pse bëjmë bllok", i është përgjigjur Xhan dhe më pas postoi në Instastory komentin e fanses duke shtuar: "Nëse mërziteni me diçka mos shfryni sa andej këtej. Mos harroni se kur shfryheni tek unë, përfundoni tek zyra e avokatit tim. Bëjini një të mirë vetes dhe mos i ndiqni njerëzit që nuk ju pëlqejnë. Meqë ra fjala nuk jeni fare të zotët për të hedhur kunja prandaj mos e merrni mundimin, ruani dashurinë", ka shkruar Xhan Yaman.