Tayna pas një sezoni shumë të suksesshëm në Kosovë dhe Shqipëri ku pati shumë koncerte dhe projekte të suksesshme, tashmë ka zgjedhur që të pushojë në Amerikën e largët. Sigurisht që s’mund të mungojnë dhe postimet e shumta për ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe me fotot e fundit, reperja seksi ka tërhequr vëmendjen e simpatizantëve të saj dhe jo vetëm.
Në këto foto reperja shfaqet me rrobabanjo dhe shkruan se është ëndrra e çdo vjehrre.
"Ti gjithçka mund të jesh vetëm nuse jo", i shkruan një ndjekëse.
"Mirë e ke, unë jam dhëndri", i përgjigjet Tayna duke shkaktuar të qeshura mes ndjekësve e replika të shumta.