INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja i zbulon këtë ''sekret'', Luana i përgjigjet publikisht: Ç’paskeni qenë…[FOTO]

Fansja i zbulon këtë ''sekret'', Luana i përgjigjet publikisht: Ç’paskeni qenë…[FOTO]

Publikuar më: 10:32 10-03-2020

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare e shumë e dashur nga publiku. Së fundmi e kemi parë të angazhuar me një projekt të ri televiziv "Take me out Albania", mirëpo Luana s'ka humbur kohë dhe po punon për një tjetër projekt muzikor mesa duket. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa foto ku shfaqet me look të ri, e veshur me të zeza, por një prej fanseve të saj ka zbuluar një detaj që Luana s'na e kishte thënë. Ndjekësja ka zbuluar se shumë shpejt, Vjollca do të vijë me një këngë ‘rap’.

“Kësaj here ‘rap song’ apo jo?”, ka shkruar një prej fansave, të cilit Luana ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje duke shuar dhe kureshtjen e gjithë të tjerëve. “Po këtë nga e morët vesh?

Ç’paskeni qenë”, ka shkruar Luana në postimin e saj të fundit në ‘Instagram’, duke treguar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

sibora.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031578540802002