Në njërin nga koncertet e saj të fundit i ka ndodhur e papritura e radhës.
Teksa Adele ftoi në skenë njërën n ga fanset e saj për të kënduar përballë publikut, ajo mbeti gojëhapur nga talenti i saj. Vajza në fjalë ndodhi të ishte Jamie Grace, këngëtarja dhe kompozitorja nga Atlanta e nominuar për çmimin Grammy .Por këngëtarja, parapara se ta ftonte në skenë për të kënduar këngët “ Remedy” dhe “I Can’t Help Falling in Love With You”” nuk ishte fare në dijeni për të jetën artistike të Grace. Kjo e fundit ka kontratë me Gotee Records – në vitin 2012 u nominua për këngën më të mirë bashkëkohore të krishterë (“Hold Me”). Në të njëjtin vit Grace fitoi çmim në Dove Aëard për artisten e re të vitit dhe ishte nominuar për këngën top të krishterë në Billboard Music Aëards. Pas kësaj rastësie, me siguri pritet ndonjë bashkëpunim mes dy artisteve.