Kur je një ndër reperat më të kërkuar dhe të pëlqyer nga të rinjtë, dashuria e fansave është forcë por me raste edhe e frikshme.
I tillë ka qenë rasti i fundit për Noizyn gjatë koncertit që pati mbrëmjen e kaluar në Brescia, Itali.
Në momentin që reperi i hitit “Midis Tirone”” u kthye nga dj për të pirë ujë, një fanse i shpëtoi sigurimit, u ngjit në skenë dhe iu hodh atij në qafë për të përqafuar.
Reagimi i Noizyt çudit, sepse ai thjesht prek krahun e saj pasi nuk pati kohë të vepronte sepse u fut menjëherë ndërhyrja e truprojave.