Brightside është një nga faqet angleze më të njohura e cila numëron miliona ndjekës anë e mbanë botës, por ajo ka bërë një gabim duke ngatërruar origjinën e artistit shqiptar të grimit, Arbër Bytyqi duke e bërë atë serb.
Brightside i ka kushtuar një artikull Arbrit duke komentuar ndryshimin që ai i bën vajzave në ditën e martesës.
Portali “Prive” ka vënë re se ata kanë bërë një gabim duke e bërë serb artistin shqiptar.
“Artisti serb që tregon se grimi mund ta transformojë një nuse”- mban titullin artikulli.
Arbri është shumë i njohur mes VIP-ave si Luana Vjollca, Marina Vjollca, Nora Istrefi, Dafina Zeqiri etj.