Si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë, Armela vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar përsa i përket jetës së saj personale.
Ajo shpesh provokon ndjekësit e saj në Instagram me foto të nxehta por jo rrallë herë ka qenë “objekt sulmi” në Instagram, sidomos faqes së njohur “Vipat e Bllokut”. E fundit ishte ditën e sotme, pasi kjo faqe ka postuar një foto ku shfaqet Armela si ka qenë dikur dhe tani e transformuar, ç'ka ka sjellë edhe reagime e shumë komente në rrjete sociale.
Por nga ana tjetër, Armela nuk i ka mohuar asnjëherë operacionet. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother ajo e pranoi se i ka bërë buzët.
E lidhur me foton e postuar nga “Vipat e Bllokut”, ka reaguar menjëherë Armela me anë të një instastory.
Ajo ka publikuar foton e saj në një sfilatë vite më parë dhe shkruan: "Ja pra dhe Armela "e pabërë". 16-17 vjeç me makeup të përshtatshëm. Thjesht po them domethënë", shkruan ish-banorja.