Mbase do t’ju dukej e habitshme të mësonit se në Ballkan, ka dhe nga ato shtete në të cilat frutat që në Shqipëri janë kaq të zakonshme, nuk ekzistojnë fare.
Sipërmarrësja rumune, Marcela Mitrofan, e ftuar në rubrikën “Escape”, në “E diell”, ka zbuluar se në Rumani, nuk ka portokalle dhe se ato konsumohen vetëm një herë në vit gjatë Krishtlindjeve, pasi janë shumë të rralla.
“Sapo kam ardhur në Shqipëri, sa herë ha një portokall, më kujtohen Krishtlindjet. Ne në Rumani nuk e kemi portokallin dhe kur ishim të vegjël poshtë bredhit për Krishtlindje merrnim portokallin si dhuratë të cilin e hamë vetëm 1 herë në vit,” ka zbuluar Marcela.