“Fast&Furious” është një ndër sagat aksion më popullore në botë. E pasur me akrobaci të pamundura, aventura të jashtëzakonshme dhe një humor i përshtatshëm për të gjitha kategoritë e shikuesve. Kapitulli 8 sfidoi pritshmëritë duke u bërë një sukses i madh.
Tani që doli në kinema i pari spin-off i sagës, “Hobbs and Shaw”, nisën të dalin të dhëna për filmin e radhës tw origjinalit, “Fast&Furious 9”.
Në një postim në “Instagram”, Vin Diesel sugjeroi një moment tepër të rëndësishëm mes tij dhe John Cena në “F&F9”.