“Fast and Furious” nuk do të ketë kurrë limite, përfshirë edhe një vazhdim në hapësirë. Fjalë e Chris Morgan, producent i sagës dhe skenaristi i spin-off-it “Hobbs & Shaw”.
“Për mua, kur shikoni filmin dhe shikoni një skenë aksion, duhet të kuptohet nëse diçka kaq e pamundur është fizikisht ose kaq absurde sa të thyejë marrëdhëniet e besimit me publikun.
Në atë pikë, ju nuk mund ta shijoni më filmin dhe nuk keni interes për personazhet për shkak të kësaj thyerjeje.
Për këtë arsye, asgjë nuk është e pamundur.
Përfshirë një aventurë hipotetike në hapësirë.
Çdo gjë duhet të jetë e fortë dhe duhet të jetë e bukur“, deklaroi Morgan.