INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Fast&Furious” në kryeqytet, shoferi i presidentit i arratiset policisë

“Fast&Furious” në kryeqytet, shoferi i presidentit i arratiset policisë

Publikuar më: 13:59 05-05-2019

Të jesh shoferi i një presidenti nuk është aspak e lehtë, pasi në cdo veprim do të jesh në qendër të ëvmendjes.

Dhe këtë herë në skandal është përfshirë shoferi i presidentit francez Macron.Shoferi i tij i është arratisur policisë pasi u kap nga radari duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Shoferi, i quajtur Stéphane P, thuhet se po drejtonte një makinë të eskortës së Kreut të Élysée dhe ishte duke shkuar drejt Versajës, por ka tejkaluar limitin e shpejtësisë dhe i është bërë thirrje për të ndaluar nga oficerët në Saint-Cloud, jashtë Parisit.

Policia thotë se automjeti nuk u ndal, por një oficer shënoi targën dhe makina u gjurmua derisa u gjet në pallatin presidencial.

Shoferi, i cili akuzohet për refuzimin e zbatimit të udhëzimeve të policisë, është identifikuar në shkurt. Ai nuk ishte në detyrë zyrtare kur ndodhi incidenti dhe mësohet gjithashtu se nuk punon më si shofer presidencial, por i është dhënë një tjetër punë në Elysee pas një pezullimi 20-ditor.

Sa i përket skandalit të fundit ai përballet me një dënim maksimal prej tre muajsh dhe një gjobë deri në 3.750 euro nëse dënohet.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648