Ajo është padiskutim reperja më IN e momentin e cila në një kohë fare të shkurtër bëri shumë fansa për vete, por edhe korri goxha sukses. Ishte kënga “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom, njëherësh projekti i saj i parë, që e bëri të famshme atë për publikun shqiptar.
Përmes një fotografie të postuar në InstaStory, ajo ka treguar sukseset e këtij viti, në të cilin debutoi në muzikë. Bëhet fjalë për shifrën e klikimeve që kanë arritur projektet e saj, “Columbiana” me 20 milionë, “Shqipe” me 13 milionë dhe e fundit “Fake”, që u publikua dy ditë më parë dhe ka arritur shifrën 1 milionëshe.