INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Fati” i lojërave të fatit. Çdo nismë për ti mbyllur vetëm ka dështuar [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 24-03-2017

Nismat e qeverisë shqiptare për të vënë nën kontroll biznesin e lojërave të fatit po dështojnë njëra pas tjetrës. Edhe pse qeveria e Edi Ramës pasi erdhi në pushtet nisi me vrull punën për disiplinimin e lojërave të fatit, gati katër vjet më pas nuk ka ndryshuar asgjë. Edhe miratimi i ligjit “Për Lojërat e Fatit” nuk gjeti zbatim pasi në dhjetor të vitit 2016 Kuvendi miratoi shtyrjen me 2 vjet të ligjit për lojërat e fatit. Ligji i cili ndër të tjera parashikon ndërtimin e kazinove në resorte, në distancë me qendrat e banuara, si dhe largësinë e pikave t të basteve 100 metra nga njëra tjetra, nga objektet fetare, bankat dhe shkollat, u shty pas kërkesës së depozituar në Kuvend nga 6 deputetë. Ministria e Financave, u justifikua me faktin se shuma prej 125 milion dollarësh që do t’i mungojë buxhetit nga taksat që derdh kjo kategori biznesesh ishte një peshë e madhe për arkën e shtetit. Qeveria Rama nisi një aksion të madh për mbylljen e lojërave të fatit, pikave të basteve dhe kazinove të palicencuara në tetor të vitit 2013. Aksioni me emrin “Fundi Marrëzisë” filloi me 15 tetor 2013 ndërsa gjashtë mijë forca policie dolën në terren dhe mbyllën 540 biznese të lojërave të fatit. Kryeministri Rama deklaroi se “Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku mund të luhet kumar”, por situata me lojërat e fatit vijonë të jetë e njëjtë, pavarësisht nismave dhe aksioneve. Një tjetër nismë e ndërmarrë nga ish-kryebashkiakut Lulzim Basha dështoi. Në dhjetor të vitit 2012 këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë miratoi vendimin për zhvendosjen e lojërave të fatit në periferi, vendim që nuk gjeti zbatim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441