INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fati i sheshit “Shqiponja” në udhëkryq, çfarë vendosi ARRSH...

Fati i sheshit “Shqiponja” në udhëkryq, çfarë vendosi ARRSH...

Publikuar më: 12:21 31-01-2019

Pas skandalit me kompaninë “DH Albania” vijon të jetë ende të udhëkryq fati i sheshit ‘Shqiponja”

Edhe pse gjashtë kompani paraqitën ofertën e tyre pasi ARRSH rihapi tenderin për Lotin 1., duket se pas rishqyrtimit të dokumenteve që ato kanë paraqitur ARRSH ka arritur në përfundimin se do të s’kualifikohen të gjitha këto oferta për shkak të mos përputhjes së kritereve.

Kryetarja e re e ARRSH, Sonila Qato sqaroi në një dalje për mediat vendimin e marrë së fundmi.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive s’kualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk përputhen me kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”, tha Qato.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443