INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fati i Teatrit. Meta thyen heshtjen, Veliaj kërkon mbështetjen e presidentit [VIDEO]

Fati i Teatrit. Meta thyen heshtjen, Veliaj kërkon mbështetjen e presidentit [VIDEO]

Publikuar më: 16:36 18-07-2018

Teatri Kombëtar është tema më e nxehtë e momentit, ndërsa ligji i miratuar në kuvend nga socialistët tashmë pret firmën e Presidentit Ilir Meta. Në një zë, opozita i ka kërkuar kryetarit të shtetit mosdekretimin e këtij ligji, ndërsa sot vetë Ilir Meta ka thyer heshtjen.
"Dua t’ju siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë përgjegjësive që ka presidenti" ka pohuar Meta.
Pas opozitës ka qenë dhe kreu i bashkisë Erion Veliaj, i cili i ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë kreut të shtetit.
‘’Kam shumë besim tek Ilir Meta si njeri dhe si president’’ tha Veliaj
Ndërkohë, opozita ka vijuar sërish betejën e saj në mbrojtje të Teatrit Kombëtar në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
‘’Qeveria u tërhoq nga Teatri. I bwj thirrje qeverisë, të tërheqë ligjin e Teatrit’’ ka pohuar Jorida Tabaku.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029611587524414