INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fati i Vettingut në politikë. PS e çon në Venecia, reagojnë demokratët

Fati i Vettingut në politikë. PS e çon në Venecia, reagojnë demokratët

Publikuar më: 13:12 26-09-2018

Nisma e opozitës për Vetting në politikë duhet të marrë më parë certifikimin e Komisionit të Venecias. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, shumica socialiste votoi dërgimin e kësaj nismë pranë këtij komisioni , edhe pse demokratët e kundërshtuan me ngul këtë vendim. Por demokratët, si nismëtarë të ndryshimeve kushtetuese, kërkojnë që ndryshimet kushtetuese të kalojnë në kuvend brenda një jave, ndërsa Enkelejd ALibeaj e argumenton nxitimin e opozitës. “Propozimi ynë është ta miratojmë një orë e më parë, koha nuk pret nuk ka asnjë gjë për të diskutuar. Nevoja është ekstreme. Brenda javës ta miratojmë.” Shumica kërkon mendimin e Venecias duke argumentuar se “nuk shkel Kushtetutën për të bërë ndryshime”. Demokratët akuzojnë shumicën se ka frikë nga procesi i Vettingut. Duke e cilësuar vettingun në politikë si emergjencë kombëtar opozita përmendi dhe emra të politikanëve, të cilët sipas saj janë të lidhur me krimit. Por kjo akuzë mori kundërpërgjigjen e Gramoz Rucit.

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727