INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fati, paratë dhe dashuria/ Ja çfarë ka parashikuar Horoskopi këtë fundjavë për ju

Fati, paratë dhe dashuria/ Ja çfarë ka parashikuar Horoskopi këtë fundjavë për ju

Publikuar më: 16:13 08-06-2018

Dashi

Të kapshëm dhe të vëmendshëm ndaj detajeve, ju do të tregoni aftësi të madhe në marrëdhënie, duke i përballuar të gjitha problemet. Do të jetë një fundjavë e këndshme me miqtë, por paksa e paqëndrueshme për zemrën, të cilën do ta ndjeni si një anije në det të stuhishëm. Sigurisht, dëshirat tuaja do të jenë të nxehta. Do të keni raport të mirë me Binjakët dhe Luanin dhe diskutime me një Dash tjetër.

Demi

Nëse organizoni një udhëtim ose duhet të diksutoni me dikë, kushtojini vëmendje keqkuptimeve pasi mund t’ju shkaktojnë të papritura të bezdisshme. Fundjavë për t’i kushtuar rëndësi mirëqenies tuaj: relaksim dhe pa ushqim të tepërt! Komunikim i mirë me Ujorin dhe Shigjetarin dhe momente tensioni me një Luan joshës.

Binjakët

Fundjavë e mirë për dashuri dhe emocion! Ju do të ndjeni nevojën për dashuri, për të dhënë dhe për të marrë konfirmim, për të shijuar sigurinë e zemrës, që për një kohë të gjatë ka qënë e helmuar nga hidhërimi. Do të kënaqni me Dashin dhe Peshoren, dhe mos e u mërzisni për zgjedhjet e një Virgjëre kokëfortë.

Gaforrja

Ju do të keni një kapacitet të madh organizativ. Simpatia dhe batutat e duhura do t’ju bëjnë të këndshëm dhe dashamirës. Do të jetë një fundjavë e mrekullueshme për tu njohur me njerëzit dhe për t’u argëtuar dhe me kë doni. Disa re do të kalojnë në zemrën tënde, por largojini dhe zhdukini! Do të shkoni mirë me Bricjapin dhe Peshqit dhe si zakonisht do të keni dyshime shumë dyshime me Binjakët!

Luani

Qielli juaj do të jetë rozë për dashurinë, por i zi për marrëdhëniet shoqërore, të vëna në provë nga një keqkuptim. Nëse një mik do t’ju zhgënjejë, mos u merrni fare: do të keni hakmarrjen tuaj shumë shpejt! Gëzoni emocionet, ëmbëlsinë dhe favorizimet. Do të keni pasion me Dashin dhe Akrepin. Mos mendoni për atë që ka thënë një Luan tjetër, por largojeni nga jeta juaj.

Virgjëresha

Fundjavë e mirë për tu argëtuar, për të shijuar një ditë relaksimi, për të takuar miq, për të organizuar një mbledhje familjare, dhe edhe nëse jeni të interesuar të punoni mund të keni dhe të ardhura të mira. Ju do të jeni me fat, veçanërisht në marrëdhëniet me njerëzit. Do të shkoni shumë mirë me Bricjapin dhe Ujorin ndërsa me një Shigjetar do të keni dyshime.

Peshorja

Yjet ju sugjerojnë të organizoni një fundjavë për të kaluar kohë me partnerin tuaj. Dhe nëse nuk keni një të tillë, kërkoni sepse është koha më favorshme që të bien në dashuri me ju! Harmoni e mirë me Binjakët dhe Peshqit por do ta keni të vështirë të kuptoni Bricjapin.

Akrepi

Dëshironi argëtim? Bëjeni! Ju mund të udhëtoni, organizoni një festë ose ndoshta të mendoni se si ta bëni ditëlindjen tuaj të veçantë, e cila është në të vërtetë shumë afër. Dhurata paraprake? Për zemrën, sigurisht që po! Do të shkoni mirë me Luanin dhe Shigjetarin, me të cilët do të ndiheni më të qetë.

Shigjetari

Fundjavë e bukur për zemrën tuaj, e cila do fillojë të rrahë përsëri, dhe do t’ju bëjë të ndiheni sërish të gjallë dhe të lumtur. Kush i dihet, ndoshta do të jetë për një takim fatal, ose do të ndodhë sepse më në fund një Dem ju tha “Po”. Mirëkuptim me një Akrep, por mos ushtroni presion tek një Peshore.

Bricjapi

Dëshironi të dilni jashtë nga guaska dhe të takoni njerëz të këndshëm dhe interesantë për arsye të ndryshme? Epo, kjo është fundjava juaj. Do të jesh i shkëlqyer dhe do të godasësh. Bonus shtesë? Ju mund ta bëni atë të qartë në familje dhe të shijoni disa orë harmoni. Do të shkoni me Gaforren dhe Virgjëreshën; lëreni të qetë një Peshoren sepse mund të ketë drejtë.

Ujori

Jeni para një fundjave të mirë për dashurinë. Si mendoni ta kaloni kohën? Ju mund të organizoni diçka të veçantë me partnerin tuaj ose t’i shpenzoni kohën dke mësuar diçka të re që do t’ju hyjë shumë në punë në të ardhmen. Do të shkoni mjaft mirë me Demin dhe Virgjëreshën; dyshime në rritje me një Gaforre.

Peshqit

Fundjavë e mirë për të bërë miq të rinj, transmeton syri.net. Fundjavë e përshtatshme për udhëtime, festa dhe aktivitete të të gjitha llojeve. Do të kënaqeni por gjithashtu do të hasni dhe sqaroni një temë të pakëndshme me dikë që ju intereson. Komunikim të mirë me një Gaforre dhe Peshore dhe bezdisje nga një Dash!

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051