INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fation Kuqari flet për herë të parë për marrëdhënien me 'bebw' Trejsi Sejdinin! [FOTO]

Fation Kuqari flet për herë të parë për marrëdhënien me 'bebw' Trejsi Sejdinin! [FOTO]

Publikuar më: 20:26 08-02-2021

Sa ishte pjesë e “Për’puthen” Fation Kuqari ishte një nga djemtë më të preferuar nga vajzat. Mirëpo menjëherë pas emisionit të gjithëve ju tërhoqi vëmendjen një lidhje e ngushtë mes tij dhe Fifit. Këta të dy u shfaqën bashkë në rrjete sociale, por më vonë u zbulua se ata do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin për këngën e re të Fifit dhe se nuk kishte diçka më shumë.

Historia e me Fifin u mbyll me kaq, por më pas fansat nisën të preokupoheshin për një tjetër vajzë të njohur.

Fationi i bëri një koment modeles Trejsi Sejdini në Instagram dhe të gjithë nisën të dyshonin se mes tyre po lind diçka.

Fationi i shkroi Trejsit “O fëmijë i llastuar“, ndërsa ajo publikoi një video super seksi të sajën, teksa ia ktheu: “Bebwww praa“.

-640-0-6010162786b92.jpg

Mirëpo dhe me Trejsin këto nuk kanë qenë ngacmime, sepse Fationi ka treguar se e ka thjesht mikeshë të mirë. I ftuar në emisionin “Expuls” ish-konkurrenti i “Për’puthen” është shprehur se si Fifin dhe Trejsin i ka shoqe, pavarësisht se njerëzit nuk e besojnë. Ndaj ai i ka lënë të lirë të gjithë të mendojnë çfarë të duan për marrëdhënien që ka me dy vajzat e njohura.

“I kam të dyja shumë mikesha…. (hesht). Unë të them dhe po dhe jo, ti prap do dyshosh. Unë them i kam mikesha, mendo ç’të duash. Unë mund të them që e kam dhe të dashur ose grua, ose diçka tjetër, ti prap do dyshosh”, u shpreh Fationi.

Article Logic
Execution time: 0.0030407905578613