INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fation Kuqari reagon pas konfirmimit të lidhjes me Andin: ‘Melisa dinte shumë mirë t’a bënte viktimën…’

Fation Kuqari reagon pas konfirmimit të lidhjes me Andin: ‘Melisa dinte shumë mirë t’a bënte viktimën…’

Publikuar më: 19:33 03-05-2021

Fation Kuqari ishte i pari që ngriti dyshime për një lidhje të fshehtë mes Melisa Lleshit dhe Andi Shehit, para se ai të largohej nga “Për’puthen”. Madje ish-konkurrenti u shpreh i bindur se ata të dy kishin kryer marrëdhënie bashkë. Asokohe Melisa nuk e pranoi këtë gjë dhe tha se për shkak të akuzave të pavërteta të Fationit kishte debatuar edhe me të ëmën e se nuk fliste më me të.

Ndërkohë që fjalët e Fationit rezultuan të vërteta dhe dyshja konfirmoi romancën para disa ditësh, Fationi ka reaguar për herë të parë.

Një llogari në Instagram ka shkruar në rubrikën “Ask” se i vjen keq që të riun nuk e besuam atë kohë, pasi një pjesë e publikut iu kthye kundra për akuzat që hodhi kundrejt Melisës. Kështu, Fationi është detyruar të flasë në lidhje me këtë çështje e t’i japë fund një herë e mirë.

Teksa ka ripostuar storyn, ai tha se është i lumtur që nëna e Melisës e ka kuptuar se ai nuk ka gënjyer dhe i ka uruar çiftit sa më shumë fat.

“S’dua të merrem me këtë çështje, sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu. Për diçka jam i lumtur që edhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thosha të vërtetën dhe që kisha të drejtë dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën… mori vesh që si kisha faj. Tani sa për çiftin i uroj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”, shkruan Fationi.

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928