INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatkeqësia natyrore prej coronavirus do të shtyhet deri në 23 qershor?

Fatkeqësia natyrore prej coronavirus do të shtyhet deri në 23 qershor?

Publikuar më: 13:28 20-04-2020

Qeveria shqiptare ka propozuar shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor. Ky propozim pritet t’i dërgohet për miratim Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i cili pas shqyrtimeve që do kryejë,do të shprehet mbi këtë propozim në seancën e radhës plenare.

Këtë masë e paralajmëroi vetë Kryeministri, Edi Rama, gjatë komunikimit me qytetarët në rrjetin e tij social “Facebook”. Ai theksoi mes një sërë masash lehtësuese për bizneset, të cilat kanë pësuar rënie drastike në ekonominë e tyre si rezultat i aplikimit të masave shtrënguese nga qeveria shqiptare.

“Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit”, kështu u shpreh Rama teksa iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në kanalin e komunikimit në “Facebook”. Sipas kryeministrit të vendit, bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të vitit, masë kjo, e cila pritet t’u krijojë shumë lehtësira bizneseve në veprimtarinë e tyre të përditshme.

Propozimi i qeverisë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të thotë se masat e marra do të mbesim në fuqi deri në muajin qershor, gjithmonë nëse Parlamenti i Republikës do ta aprovojë këtë propozim të ekzekutivit.

Siç shkruhet në VKM-në e mëposhtme, Këshilli i Ministrave vendosi që të propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.6.2020".

"Referuar neneve 100 dhe 174, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “d”, të nenit 18, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi që të propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.6.2020", thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207