Leo Messi është nga ata lojtarë, që nuk është mësuar të qëndrojë larg fushës së lojës dhe dëmtimi i tij i fundit do t’i marrë shumë kohë lojtarit. Për këtë gjë mjekët i kanë kërkuar durim dhe qetësi lojtarit, për të kaluar këtë moment të vështirë në karrierën e tij.
Pas dëmtimit të tij të shtunën dhe pushimit të së dielës, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është parë vetëm sot në publik, me krahun e futur në allçi dhe të varur në një fasho. Diagnoza është e qartë, por ky është një lëndim, që mund të rezultojë i pabesë. Mjekët e klubit kanë zgjedhur një trajtim pa kirurgji, por procesi mund të zgjasë përtej tri javëve.
Që nga sezoni 2005-2006, Messi ka pësuar 19 lëndime, i 20-ti kundër Sevilla. Në vitet e para, Barcelona e ka ndier më shumë mungesën e Leos, por në kohët e fundit ka qenë në gjendje ta përballojë më mirë mungesën e tij.