INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatkeqësitë natyrore, dëmshpërblehen 594 familje në Tiranë

Fatkeqësitë natyrore, dëmshpërblehen 594 familje në Tiranë

Publikuar më: 18:44 20-12-2016

Për shkak të fatkeqësive natyrore si përmbytje, rrëshqitje apo djegiet e banesave, 594 familje në qarkun e Tiranës janë dëmshpërblyer.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një aktivitet, ku ishin të ftuara familjet që përfituan dëmshpërblimin, mbajtur tek Pallati i Sportit "Asllan Rusi", tha se qeveria dhe pushteti vendor do të marrë masa për shmangien e fatkeqësive natyrore që vijnë si pasojë e mungesës së investimeve:

“Historia jonë me përmbytjen në këtë zonë nuk duhet të mbyllet me dëmshpërblimet.

 Historia jonë duhet të fillojë me angazhimin për të rregulluar njëherë e mirë çdo problem që ka zona dhe që sot është premisë që nesër do zoti e nuk ndodh të përmbyteni prapë.

Dhe unë shpresoj, këtë e kemi biseduar shumë herë dhe me kryetarin e bashkisë Erjonin, dhe me kryeministrin Rama, dhe me Ministrin e Financave dhe me këdo tjetër që mund të kontribojë, për të zgjidhur njëherë e mirë historinë e vazhdueshme, përmbytjeve të vazhdueshme, për ju dhe çdo familje në Tiranë.

 Ndaj ne sot e nisim me dëmshpërblimet dhe vitin tjetër vazhdojmë me investime konkrete në mënyrë që të shmangim një herë e mirë përmbytjet dhe përmbytjet për ju të jenë një histori e harruar.

 Do kemi shumë probleme për të zgjidhur bashkë por jo përmbytjet. Do kemi shumë raste për tu mbledhur bashkë, shumë çështje për t’i trajtuar bashkë, por jo përmbytjet. Ndaj ky është angazhimi jonë.

 Ju faleminderit pamasë për mirëkuptimin tuaj dhe shpresoj shumë të na keni mirëkuptuar për gjithçka nuk kemi arritur dot të bëjmë, ashtu siç shpresoj shumë që të mos ju mbaroj vullneti dhe forca dhe mbi të gjitha besimi që duhet t'i japim njëri tjetrit për të vazhduar rrugën që kemi nisur bashkë në qershor të vitit 2013. Faleminderit të gjithëve!”

Keto familje jane dëmshpërblyer me para kesh , në bazë të vlerësimit që ka bërë një komision i ngritur për vlerësimin e të dhënave në varësi të dëmeve.

Vlera maksimale që përfiton një familje është 682 mijë lekë (6.8 milion lekë)

Vlera minimale 11 mijë lekë (110 mijë lekë).

Article Logic
Execution time: 0.0026261806488037