Në emisionin “Fun Day’’ me moderatore Fatma Methasani në IN Tv është shtuar dhe një rubrike e re që ju përkushtohet plotësisht të rinjve, duke synuar që programi të bëhet zëri i tyre. Fatma bashkë me mikrofonin e IN filloi javë më parë disa VOX POP-e ku ndau me shikuesit disa shqetësime që studentët hasin në jetën universitare. Këtë herë moderatorja dhe studentët janë mbledhur së bashku në “Fun Day Talks” për të diskutuar me njëri-tjetrin,përballë kamerave, problematikat e tyre. Për të ndjekur këtë diskutim që na prek të gjithëve qëndroni para ekranit tonë, të hënën ora 15:00 në Fun Day.