INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatma po jeton një përrallë, i kushton këto vargje emocionuese partnerit [FOTO]

Fatma po jeton një përrallë, i kushton këto vargje emocionuese partnerit [FOTO]

Publikuar më: 12:35 12-03-2017

Dashuria është në ajër!

Jemi mësuar tashmë me kritikat e “thashethemaxheshës” Fatma e cila nuk i thotë lehtë fjalët e ëmbla, por kur vjen puna te dashuria të gjithë dorëzohen. Ajo po jeton një martesë të lumtur me bashkëshortin e saj Përparim Kadriaj, dhe kjo dashuri e tyre është bekuar me një djalë të quajtur Kian. Në ditëlindjen e princit të saj të kaltër, Fatma ka dalë disi nga natyra dhe i ka kushtuar atij disa vargje emocionuese me anë të një fotoje në Instagram: 

 “Ndryshojnë numrat, por jo arsyet pse të dua çdo ditë të jetës sime. Një dashuri e çmendur, infantile, pasionante, pa pse-ra, si kjo e jona, është e destinuar të ecë gjatë. Ne nuk themi ‘përgjithmonë’ edhe pse përgjithmonë do të jemi një, te mrekullia jonë e vogël… Ne ditë pas dite japim një pjesë të vetes në këtë histori dashurie… Ti je gjithçka kam dashur, një princ i kaltër me këmbë në tokë, forca ime, një mik i mirë, armik i frikërave të mia. Ende çmendem pas teje, si para 11 vitesh. Me të njëjtin pasion dhe xhelozi. Të dua si një budallaqe naive që beson në përralla…sepse ti je përralla ime, fundi im i lumtur. Edhe 100 babi më i mirë në botë, e sigurt që nipërit e mbesat tona, nuk do ngopen së dëgjuari përrallën tonë, – ka shkruar moderatorja e formatit “Thumb” në “ABC Neës”, në këtë përvjetor të bashkëshortit të saj. 

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717