Kur vjen puna tek postimet të cilat shkaktojnë shumë reagime ndër fansa, Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta godasin përherë në shenjë.
Këtë herë ka qenë Fatma e cila ka postuar në Instagram një foto nga arkivat teksa shkruan: " Xemlaaa para 5-vitesh; me flokë të shtrirë e të lëpire, veshët e ngjitur (me atak) dhe e stolisur si bredh, se e kishte më shumëëëë sevda këtë setin. Mqs nuk vendosja dot ça të lija e ça të vija, i vura të gjitha, vathë, unazë, byrzylyk, unazë dhe varëse. Looot . Ah dhe qendrimi nusëroooo, nusëroj siç nusërovaaa".
Ka qenë ky përshkrim i fotos nga Fatma i cili ka dhënë shkak që më pas të plasë gallata dhe episodin e ka shkaktuar Aulona Musta duke komentuar: "Zoti është treguar shumë zemërgjerë me ty që të ka dhuruar kaçurrela. Imagjino po të ishe kështu çdo ditë të vitit. Imagjino që do ishe edhe e detyruar të bëje palestër nga halli, që të kompesoje shëmtinë."
Me siguri po qeshni! Aulona dhe Fatma si gjithmonë dinë të jenë funny./intv.al/