Ai di si t’i surprizojë personat e dashur.
Fatmir Hysenbelliu është kthyer në një personazh publik dhe si pasojë, në ndër më të komentuarit. Biznesmeni 26 vjeçar ka surprizuar mamanë e tij për ditëlindje. Ai ka filmuar nga ballkoni një makinë të zezë Maserati, të cilën e kishte rrethuar me një fjongo të kuqe.
Më pas Fatmiri ka publikuar një foto me të ëmën përbri makinës, në të cilën ka shkruar:
"Gëzuar ditëlindjen mami. Kjo është një dhuratë nga djali yt. Është një dhuratë mjaft e vogël në krahasim me çfarë më ke dhënë ti gjithë këto vite."