Ekspertët e arsimit zbardhin skemën se si rriten artificalisht notat e maturantëve në provime, në vitet elektorale. Ish Drejtori i arsimit parauniversitar Fatmir Vejsiu për “3JAT” jep alarmin se edhe matura e këtij viti është në rrezik, për manipulime nga të zgjedhurit vendore të cilët duan të përfitojnë vota nga maturantët dhe familjet e tyre. Si shembull ai merr Kavajën, që renditet e para në vend në fund të vitit, ndërsa gjithë vitin ka rezultate të dobëta të gjimnazistëve.
Vejsiu propozon edhe ndryshim të pranimeve në universitete. Sipas tij proçedura duhet të kaloj tërësisht në duar të universiteteve.