INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatmir Xhafaj, luftë trafikimit të qënieve njerëzore. Vlahutin, dënoni autorët

Fatmir Xhafaj, luftë trafikimit të qënieve njerëzore. Vlahutin, dënoni autorët

Publikuar më: 09:48 18-10-2017

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një takim në lidhje me problematikën e trafikimit të qënieve njerëzore ka paralajmëruar kontroll të rreptë në të gjithë vendin për të parandaluar këtë fenomen.
Në konferencën kombëtare kundër trafikimit të personave, Xhafaj tha se do të bashkëpunojnë me vendet fqinje për të luftuar këtë veprimtari kriminale, që sipas tij është shumë e madhe.
Ai bëri dhe një deklaratë të fortë për prokurorët dhe gjyqtarët kur tha se me tyre ka dhe bashkëpunëtorë që nuk i çojnë në burg trafikantët.
“Fjalime të tëra, emisione dhe shkrime pafund adresohen për trafikun e trafikantët, emrat e të cilëve janë bërë temë e ditës më shumë se asgjë tjetër, ndërkohë duhet të flisnim për thelbin e problemit, për mënyrën si do duhet të përballemi me dukuri të tilla që janë dukuri pa ngjyra dhe pa parti, të flisnin shumë më pak disa nga politikanët tanë, që çështjen e luftës kundër trafikut e shohin thjesht si trafik karrigesh pushteti e t’u jepet mundësi të veprojnë njerëzit e ligjit. Të gjithë flasin për trafikun e trafikantët, por harrojmë të kërkojmë llogari për njerëzit e ligjit qe në vite janë ridënuar dhe rivrarë për t’i shpëtuar burgun lloj-lloj trafikantësh që lëvizin lirshëm se kanë fituar imunitetin e drejtësisë së korruptuar”, – tha Xhafaj.

Edhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, është treguar e ashpër duke iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të dënojnë trafikantët.“Shqipëria duhet të dënojnë trafikantët, pasi ata që preken më shumë janë vajzat dhe fëmijët. Ata që trafikohen janë motrat tuaja. E trishtuar që ky problem vijon ende në Shqipëri. Trafiku i qenieve njerëzore duhet të mbetet një çështje e së shkuarës në vendin tuaj”, tha Vlahutin.

Article Logic
Execution time: 0.0044968128204346