INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Faton Shoshi flet për të vërtetën e ribashkimit me Era Istrefin [FOTO]

Faton Shoshi flet për të vërtetën e ribashkimit me Era Istrefin [FOTO]

Publikuar më: 11:21 27-02-2018

Të gjithë u çuditën kur Era Istrefi i dha fund marrëdhënies me Faton Shoshin.

Dyshja kishte arritur mjaft sukses në muzikë si dhe dukej se aq të suksesshëm ishin edhe në jetën personale edhe pse kurrë nuk pranuan se ishin bashkë. Megjithatë duket se ata nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit sepse dëshmitarë i kanë parë sërish bashkë në disa ambiente në Prishtinë. Por është vetë Fatoni ai që tregon si qëndron e vërteta.

‘Unë e kam cek edhe më parë që na jena mbet miq. Më herët nuk jemi taku se unë kam qenë në Amerikë kurse ajo në Londër edhe kemi qenë tu nga mas punëve tona. Ajo është ardh dhe na jemi miq, nuk do të thotë që tash kur s’punojmë bashkë mos me nejt ose mos me u taku. Për këtë arsye jemi nda, në mënyrë që të mbes një miqësi e të mos ketë urrejtje me njëri-tjetrin” është shprehur ai.

c66c41f11f7502c49419dd1754a0250a_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209