Askush nuk e priste që marrëdhënia e tyre të prishej pasi dukeshin një binom mjaft i suksesshëm në muzikë dhe jo vetëm.
Megjithatë marrëdhënia mes Era Istrefit dhe Faton Shoshit u përish para se të mbaronte afati i kontratës.
Në intervistën e fundit të dhënë për Prive, Fatoni tha se disa mosmarrëveshje me Erën e sollën fundin e bashkëpunimit mes tyre. ‘Tashmë i kemi të ndara rrugët’, u shpreh ai duke lënë të kuptohej se nuk kishte mundësi për ndonjë rikthim sepse rrugët e tyre ishin ndarë tashmë.
Ndër të tjerash përmendi disa këngë me artistë shumë të njohur ndërkombëtarë, që nuk do të publikohen asnjëherë.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim të Erës me të famshmen Sia, këngë kjo e cila me sa duket është realizuar megjithatë, nuk do të publikohet asnjëherë.