INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatos Nano: Ja pse po e lë të qetë Edi Ramën

Fatos Nano: Ja pse po e lë të qetë Edi Ramën

Publikuar më: 10:34 25-05-2016

Emri i tij sjell gjithnjë përshtjellim në politikën shqiptare, edhe pse ka më shumë se 6 vite që është larguar nga politika aktive. Lideri historik i socialistëve, Fatos Nano është rikthyer me mesazhe të drejtpërdrejta për politikën shqiptare, dhe në shënjestër të tij është pikërisht pasardhësi i tij në parti, Kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një statusi në facebook, Nano duke komentuar shkrimin e gazetarit Artur Zheji, “Përse kryeministri adhuron të Fortët dhe Berishën”,  ish kryeministri ka përcjellë mesazhe direkte për Edi Ramën.
Janë dy mesazhe për kryeministrin Rama.
E para, duke u nisur nga shkrimi i Zhejit që thotë, se më së shumti atë (Ramën), duhet ta kenë më shumë frikë miqtë dhe ish miqtë, se sa armiqtë, ai, Fatos Nano, komenton se si ish mik, nuk është nga ata, që e ka frikë Ramën!

Dhe e dyta, Nano, nënvizon se nuk e mendonte kurrë, që ai, Rama, të ish kaq i zoti, për tu vetëshkatrruar…

Por edhe pse ka zgjedhur të mos përdorë gjuhën shqipe, mesazhi që Fatos Nano përcjell është i fortë për Edi Ramën.
Ja postimi i plotë i Fatos Nanos:
“Shkëlqyer Artur! E ke tejkaluar edhe si piktor, ai nuk do të ishte i zoti, të bënte një autoportret më të mirë, se ky që ke vizatuar ti!
Me përjashtim, të asaj që lidhet me ish-miqtë: Unë, (si ish mik) nuk e kam frikë (Ramën)!
Ndoshta ai, është i paaftë të bëjë një autoportet, por është shumë i zoti, për tu vetëshkatrruar! Dhe kjo është arësyeja sepse unë po e le të qetë… për tu vetshkatrruar nga vetvetja!
Sepse kësaj, ai ja del mrekullisht!
Askush nuk do të mund të mendonte, që ai, do ta bënte (vetëshkatrrimin e tij), kaq shpejt”!

Ja postimi në FB:

Article Logic
Execution time: 0.0029468536376953