INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatura e re e ujit  vjen 3 në 1.  Ja sa do paguani më tepër….

Fatura e re e ujit vjen 3 në 1. Ja sa do paguani më tepër….

Publikuar më: 11:22 23-03-2016

Fatura ujit të pijshëm për muajin shkurt ka ardhur 3 në 1 këtë herë.

 Ajo përfshin edhe 3 taksat vendore;  taksën e përkohshme për infrastrukturën  arsimore, ndërtesës dhe pastrimit.

Të treja këto detyrime do të jenë të përfshira në një faturë të vetme. Kështu, taksa për infrastrukturën arsimore do  iu kushtojë familjeve 150 lekë, taksa mbi ndërtesën  100 lekë  dhe taksa e pastrimit 420 lekë. Këto taksa vendore paguheshin në Njësitë Administrative sipas zonave dhe unifikimi i faturës sipas bashkisë bëhet për të mbledhur detyrimet e këtij institucioni ndaj subjekteve dhe familjeve.  Fatura me taksa të unifikuar ka hyrë në fuqi me pagesat e muajit shkurt.

 

Ndërkohë, në sektorin e  ujësjellës kanalizime, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër iniciativë; për të çmontuar depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve. Banorët e kryeqytetit janë dakord me këtë nismë,  por më parë kërkojnë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm. Projekti do të pilotohet në zonën e Ali Demit dhe Kodra e Priftit ne Tiranë.

 

Duke qetësuar qytetarët,  Bashkia e Tiranës bën të ditur se nuk do të ketë çmontim të depozitave pa garantuar furnizim pa ndërprerje të ujit të pijshëm. Edhe ekspertët e ISHP rekomandojnë vazhdimisht  se uji i depozitave është johigjienik dhe burim i një sërë sëmundjesh dhe se depozitat  mbi tarracat e pallateve gjithnjë e më shumë përbëjnë shqetësim për jetën e qytetareve për shkak të mungesës së pastrimit dhe dezinfektimit të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.003223180770874