Tashmë faturat e ujit mund ti paguajmë online pa qenë nevoja të shkojmë tek zyrat e UKT-së dhe të presim me orë të tëra në radhë.
UKT ka njoftuar se nëpërmjet një platforme elektronike të gjithë abonentët do kenë mundësi të gjejnë adresën e banimit dhe shumën që duhet të paguajnë.
Për tu regjistruar në këtë faqe mjafton të ndiqen disa procedura të thjeshta në adresën www.online.ukt.al