Pas përfundimit të ndeshjeve miqësore të marsit që ekipet e kualifikuara për në Evropian zhvilluan gjatë ditëve të fundit, mediat britanike kanë bërë një renditje se cilat janë skuadrat favorite për fitimin e trofeut.
Por ku qëndrojnë mundësitë e “Kuqezinjve” për të fituar Euro 2016 në listën me 24 skuadra pjesëmarrëse? Sipas britanikës “The Telegraph” të parafundit.
Shqipëria renditet e 23, duke lënë pas vetëm Hungarinë. Prestigjiozja britanike shkruan në përshkrimin përkatës: “Çfarë mund të themi ndonjë gjë që nuk është thënë për Shqipërinë? Nuk ka ngelur shumë. Humbi 2-1 në miqësoren me Austrinë dhe u pa se nuk janë edhe aq “specialë”.
Sa u takon pretendentëve, në pesë vendet e para renditja është si më poshtë:
5- Belgjika
4- Anglia
3- Spanja
2- Franca
1-Gjermania
Ndër "të mëdhatë" e tjera, Italia renditet e 6-ta, Portugalia e Ronaldos e 10-ta, ndërsa Turqia që eliminoi Holandën kuotohet shumë poshtë; e 20-ta.