INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Federata Europiane e Gazetarëve qorton kryeministrin Rama

Federata Europiane e Gazetarëve qorton kryeministrin Rama

Publikuar më: 12:37 26-10-2017

Federata Europiane e Gazetarëve ka reaguar në lidhje me ofendimet që kryeministri Edi Rama ka lëshuar ditën e djeshme pas seancës për votimin e imunitetit të deputetit Tahiri kundejt gazetarëve.

Në një deklaratë shoqata në fjalë dënon veprimin e kryeministrit duke e cilësuar si një sjellje të përsëritur e cila duhet të ndalet duke inkurajuar gazetarët në punën e tyre.

Në deklaratë thuhet se: “Federata Europiane e Gazetarëve sjell në vëmendje se çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje që edhe mund të mos u pelqejnë politikanëve dhe kjo nuk eshte një arsye për t’i intimiduar e sulmuar ata për punën e tyre investiguese. Kjo sjelle e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë, duhet të ndalet”.

Article Logic
Execution time: 0.003605842590332