INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Federer, tenisti që fiton më shumë para nga turnetë

Federer, tenisti që fiton më shumë para nga turnetë

Publikuar më: 11:34 01-11-2017

Tenisti zviceran i renditur numri 2 në botë mban rekordin për sa i përket fitimeve të marra nga ushtrimi i profesionit të tij. Në një deklaratë të publikuar nga Shoqata e Profesionistëve Tenis (ATP), njoftohet se Federer pasi arriti fitore në Turneun e Tenisit në Zvicër për meshkujt, me përfitimin prej 395 mijë euro të marrë nga ky organizim arriti një rekord të ri. Numri 2 i tenisit ka kaluar Novak Djokovic në radhitjen e përfitimeve duke arritur të bëhet tenisti i cili fiton më shumë në botë, transmeton Anadolu Agency (AA). Tenisti 36 vjeçar Federer, i cili në turnetë deri më tani ka fituar 109 milionë e 853 mijë dollarë, arriti të bëhet tenisti që fiton më së shumti në organizimet e tenisit. Djokovic i cili për shkak të lëndimit nuk mundej të merrte pjesë në turnetë të këtij viti, ishte tenisti i parë që në korrik të vitit 2016 që arriti përfitime mbi 100 milionë dollarë nga turnetë. Sipas të dhënave të publikuara në revistën ekonomike Forbes, Federer i cili në karrierën e tij ka 19 grand-slam kampionate, duke marrë parasysh edhe përfitimet nga sponsorë dhe reklama në vitin 2017 me të ardhura prej 70 milionë dollarë. Dhjetë sportistët të cilët kanë përfitime më të mëdha nga turnetë e tenisit në kategoritë e meshkujve sipas ATP janë kështu:

1 – Roger Federer 109 milionë e 853 mijë e 682 dollarë
2 – Novak Djokovic 109 milionë e 805 mijë e 403 dollarë
3 – Rafael Nadal 91 milionë e 199 mijë e 322 dollarë
4 – Andy Murray 60 milionë e 807 mijë e 644 dollarë
5 – Pete Sampras 43 milionë e 280 mijë e 489 dollarë

6 – Andre Agassi 31 milionë e 152 mijë e 975 dollarë
7 – David Ferrer 30 milionë e 778 mijë e 187 dollarë
8 – Stanislas Wawrinka 30 milionë e 623 mijë e 544 dollarë
9 – Tomas Berdych 28 milionë e 220 mijë e 153 dollarë
10 -Boris Becker 25 milionë e 80 mijë 956 dollarë

Article Logic
Execution time: 0.004310131072998