INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Feja në shkolla, Flutura Açka kërkon referendum

Feja në shkolla, Flutura Açka kërkon referendum

Publikuar më: 12:13 18-04-2016

A duhet të përfshihet në shkollat publike lënda e besimeve Fetare? Një propozim ky i Kryeministrit Edi Rama, i cili trazoj jo pak komunitetet fetare por dhe akademikët.  

Shkrimtarja Flutura Açka nëpërmjet një postimi në facebook ka një propozim, i cili në fakt mund të jetë edhe zgjidhje për këtë propozim të kreut të qeverisë.

Açka propozon që vendimi për këtë çështje të kalojë nëpërmjet referendumit.

“Në një vend ku avionet me drogë bien në mes fushash, si mund të kontrollosh literaturën fetare të hyjë në shkolla? Jam e sigurtë që eshtrat dhe hija e ideatorëve të vërtetë të Laicizmit të Shtetit dhe Shkollës Shqiptare, rrëqethen kur dëgjojnë si i ngatërrojnë dhe i fusin në një godinë shqiptaret dhe politika sot Fenë dhe Shkencën. Ata janë të ndara, pa e fyer dhe denigruar njëra tjetrën, të paktën në shkolla, duhet të mbeten të tilla. Meqënëse referendumet shihen si mjet të vendimit të popullit, e mira e do që në këtë pikë, politika t’i drejtohet popullit për të vendosur për Laicitetin e Shkollës, ndryshe pas njëzet, tridhjetë vitesh, dëmi (nëse do të jetë i tillë), do të jetë i pariparueshem”!-shkruan Açka

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416