INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fejesat nuk kanë të mbaruar këtë verë. Edhe modelja e famshme më në fund vendos unazën në gisht

Fejesat nuk kanë të mbaruar këtë verë. Edhe modelja e famshme më në fund vendos unazën në gisht

Publikuar më: 16:18 25-07-2018

Vera e 2018-ës është padyshim Vera e Dashurisë për të famshmit. Fillimisht ishte Ariana Grande dhe Pete Davidson që shpallën fejesën e tyre, më pas Justin Bieber dhe Hailey Baldwin. 

Dhe tani modelja e famshme Karlie Kloss dhe biznesmeni i suksesshëm Joshua Kushner janë fejuar.

Më në fund, pas 6 vitesh lidhje modelja dhe biznesmeni vendosën t’i bënin gjërat serioze mes tyre.

Propozimi duket se ka qenë mjaft romantik, gjatë një fundjave në New York, Joshua i ka propozuar Karlie me një unazë gjigande diamandi.

Nuk e kuptojmë çfarë kanë pritur kaq gjatë, por ne i urojmë çiftit mjaft simpatik shumë lumturi!

karlie_kloss.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451