IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Fejesë, shtatzënë, klip?! Arbenita futet LIVE në INSTAGRAM me FERO-n dhe u tregon fansave surprizën e madhe [FOTO]

Fejesë, shtatzënë, klip?! Arbenita futet LIVE në INSTAGRAM me FERO-n dhe u tregon fansave surprizën e madhe [FOTO]

Publikuar më: 12:52 28-05-2019

Arbenita dhe Fero janë një nga çiftet më të dashura të shoëbizit shqiptar. Ata duken mjaft të dashuruar me njëri tjetrin dhe këtë e tregojnë fotot e shumta që çifti ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi na kanë treguar se lidhja e tyre është më serioze se kurrë pasi Fero është prezantuar dhe me familjarët e modeles simpatike. Ndërkohë që siç kemi vënë re nga Instagram-et e tyre, ata janë nisur me pushime, por vendndodhjen s’na e kanë treguar akoma.

E pikërisht teksa udhëtonin me makinë gjatë pushimeve të tyre, Arbenita është futur live në Instagram dhe teksa argëtohej me partnerin e saj tha diçka që i futi në mendime fansat.

“Një surprizë e madhe është duke ardhur”, tha Arbenita për fansat e saj dhe kaq mjaftoi që ata të thonin gjëra nga më të ndryshmet si psh ata do të fejohen, Arbenita është shtatzënë, apo edhe që ajo do të jetë protagoniste e klipit të ri të Feros.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se çfarë surprize na ka rezervuar çifti.

makt.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032651424407959