Ndonjëherë një unazë në gishtin tradicional të martesës, të jetë thjesht një unazë.
Ka mjaftuar një e tillë në dorën e modeles Bella Hadid, për t'i bërë mediat të mendonin se ajo dhe këngëtari The Weeknd ishin fejuar. E gjitha ka nisur nga disa fotografi të çiftit të shkrepura nga paparacët teksa largoheshin nga hoteli i tyre në Londër. Por ky ka qenë vetëm keqkuptimi i rradhës, pasi menjëherë ka ardhur një përgjigje nga ana e përfaqësuesve të Bella Hadid, të cilët kanë siguruar se ende nuk ka një fejesë, dhe se një veprim i tillë do të ishte i nxitur nga ana e The Weeknd, i cili ka vetëm 10 muaj që shoqërohet me modelen. Siç ju thamë në fillim, ndonjëherë një unazë është thjesht një unazë!