Kohët e fundit Elvana Gjata u ka munguar fansave të saj duke mos qenë fare aktive në rrjetet sociale, por me siguri ky lajm do iu surprizojë të gjithëve.
Miqtë dhe të afërmit e saj konfirmojnë se këtë vit ajo është fejuar me të dashurin biznesmen nga Tirana. Flitet po ashtu se artistja ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njohur në Tiranë për jetën e shtrenjtë që bën dhe për biznesin e tij që ka në pronësi, një hotel gjithashtu të njohur në kryeqytet.
Lidhja e tyre është bërë familjare edhe pse pa ndonjë ceremoni, pasi Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij, shkruan panorama.
Elvana është pare prej kohësh që shijon lidhjen e saj me udhëtime të shtrenjta dhe shpenzime marramendëse.