Ndërkohë që gjithmonë është treguar hermetike për jetën e saj private, këtë herë u zbulua se është fejuar.
Këtë nuk e ka pranuar ajo vetë, por detaji në foto që e tradhëtoi. Adelina Tahiri për herë të parë e pranoi në një emision teleiziv se ishte në një lidhje prej vitesh me një djalë. Ndërsa detaji në postimin e fundit zbuloi unazën që Adelina është fejuar. Këngëtarja mban një unazë fejese në gisht dhe edhe pse ia ka mbuluar fytyrën me një Emoji, duket qartë se është në shoqërinë e vëllait të saj dhe të fejuarit misterioz.