Ata ishin një nga çiftet më të përfolur brenda shtëpisë së Big Brother, por edhe jashtë saj. Në shtëpinë e famshme bënë bujë me dashurinë e tyre, por edhe pas përfundimit të spektaklit thashethemet nuk kanë të sosur për dyshen Xheni Mhillaj dhe Benard Marashi. Ishte pikërisht ndarja e dyshes e cila ka bërë që portalet të mbushen me lajme rreth çiftit dhe fansat ishin në dilema për raportin mes Xhenit dhe Benardit.
Ata kanë disa muaj që nuk janë më bashkë pavarësisht thashethemeve, por ata shpesh herë i lëshojnë sinjale njëri-tjetrit, ose të paktën kështu intepretohen nga mediat dhe portalet e ndryshme. Mirëpo një postim i Xhenit i ka çuditur të gjithë. Ish-banorja e Big Brother ka publikuar një video ku tregon unazën në gishtin e saj dhe vendos një emoji zemër. Me kë të jetë fejuar vallë? Apo është thjesht sa për video? Me siguri Xheni do i sqarojë të gjithë!