INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmija 15 muajshe arrin pa shenja jete në spital

Fëmija 15 muajshe arrin pa shenja jete në spital

Publikuar më: 10:32 18-04-2017

Një fëmijë vetëm 15 muajshe është paraqitur në urgjencën e Durrësit mëngjesin e sotëm pa shenja jete.
Mësohet se fëmija ishte paraqitur dhe tre dit më parë në Pediatrinë e Durrësit më virozët e stinës dhe pas vizitës është larguar për në shtëpi.
Policia bën me dije se “më datë 18.04.2017, ora 02:30 në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ka shkuar pa shenja jete (shoqëruar nga prindërit) fëmija e seksit femër, me iniciale N.A. 15 muajsh, banuese në Fllakë, Durrës”.
Burime brenda spitalit bëjnë me dije se për të kryer ekspertizën e vajzës 15 muajshe është thirrur një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana, që do të ndihmojë mjekët ligjorë në Durrës. Ndërkaq, grupi i hetimit ka sekuestruar kartelën mjekësore të fëmijës për të hetuar shkaqet e kësaj vdekje.

Article Logic
Execution time: 0.0032711029052734