Edhe kur nuk është vetë protagonist, ngjarjet ku përfshihet presidenti Donald Trump gjithmonë tërheqin vëmendje.
Një episod i pazakontë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku pamja e Joshua Trump, një fëmijë 11 vjeç, e zë gjumi gjatë fjalimit të Presidentit amerikan, Donald Trump.
Vogëlushi është viktimë e bullizmit, i cili tallej vazhdimisht nga shokët, pasi ka të njëjtin mbiemër me Presidentin, por nuk ka lidhje farefisnore.
Ishte Melania Trump ajo që e zgjodhi ta kishte pranë vetes, por vogëlushin e zuri gjumi në aktivitetin e organizuar nga presidenca.
Zonja e parë e SHBA, është përfshirë në mënyrë aktive në luftën kundër bullizmit, duke cilësuar një prej prioriteteve të saj.
Pikërisht gjatë fjalimit të Presidentit, Joshua u filmua nga kamerat duke fjetur, çka bëri që pamjet të bëjnë xhiron e botës.