Nuk ështe skenë nga filmi Paranormal Activity por është një ngjarje e vërtetë e regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Në videon e frikshme shihet një foshnje me emrin Connor që qan teksa hipën me këmbë në anën e krevatit të tij dhe ruan balancimin në mënyrë perfekte.
Shumë njerëz pretendojnë se fëmija është ”i pushtuar”, nisur nga fakti se si ai e ruan balancimin, britmave që ai lëshon dhe syve që i shndërrisin. Ai qan dhe kërkon nënën e tij, por askush nuk shfaqet në dhomë gjatë videos.
Videoja është bërë hit në internet duke u parë në më shumë se 2.5 milion herë.