Hashashi është një ndër temat më të nxehta në vend. Flitet kudo për të, në televizione, në rrugë, në kafene e për rrjedhojë ky problem ka prekur ndjeshëm edhe fëmijët. Jo vetëm adoleshentët por edhe ata të cilët janë akoma në arsimin fillor. Në një përshkrim me 4-5 fjali të fshatit, përveç kodrave, barit, shtëpive dhe pemëve, një fëmijë shkruan se ka edhe hashash. Është për të ardhur keq se si fëmijët “edukohen” që në moshë të vogël me kësisoj bindjesh.