INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmija  sirian arsyeja e divorcit Pitt-Jolie? [FOTO]

Fëmija sirian arsyeja e divorcit Pitt-Jolie? [FOTO]

Publikuar më: 16:26 27-09-2016

Brad dhe Angelina ishin duke “luftuar” mbi adoptimin  e një fëmijë vite para ndarjes së tyre.

"Kjo ishte një çështje e madhe mes tyre dhe ka   prekur martesën e tyre në një mënyrë negative për gati tre vjet,” tha një burim i përbashkët me çiftit. Diskutimet mes tyre kanë qenë të shumta lidhur me idenë nëse do të mund ta përballonin apo jo birësimin e një fëmije sirian.

Ndërsa Brad ishte  fokusuar në karrierën e tij, duke u  marrë me projekte të shumta dhe duke e bërë jetën e tij shtëpiake më të qëndrueshme, Angie ishte dhe është ende  e vendosur  për ta kufizuar veten në çdonjërën nga këto  fusha.

Aktorja 41-vjeçare, do të vazhdonte me udhëtimet e saj nëpër botë, duke adoptuar më shumë fëmijë dhe mes të gjitha këtyre, të realizonte edhe filma.

“Ulja e ritmit” të kësaj lloj jetese  nuk ishte në fjalorin e saj. Këto janë vetëm diosa nga arsyet e publikuara deri tani për ndarjen e tyre.

Tashmë aktorja është shumë e vendosur për tu divorcuar nga ish bashkëshorti i saj prej 12 vitesh, Pitt. 

Article Logic
Execution time: 0.0042350292205811