INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijë me Sarën?! Atdheu shpreh hapur pëlqimin për këngëtaren SHQIPTARE: Do doja të njihesha…

Fëmijë me Sarën?! Atdheu shpreh hapur pëlqimin për këngëtaren SHQIPTARE: Do doja të njihesha…

Publikuar më: 11:31 19-05-2021

Ditën e sotme ishte i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Atdhe Xheravina, një nga ish-konkurrentët më të përfolur në Përputhen.

Sapo filloi intervistën, Atdheu bëri të ditur se nuk është akoma çift me Sarën, por thjesht po njihen.
"Jo akoma nuk jam i lidhur, ne nuk kemi shpallur gjë, thjesht kemi dal për t'u njohur", u shpreh ai.

I pyetur nga Flavio në lidhje me lajmin e fundit që po qarkullon në rrjet në lidhje me shtatzëninë e Sarës, Atdheu e mohoi të jetë e vërtetë, por pa mohuar faktin se ai edhe mund të jetë baba, duke u bazuar në jetën e tij nëpër Europë: Si dihet, në Europë kam jetuar mbase dhe del ndonjë fëmijë i imi.

"Në produksion u ktheva sepse më kërkuan vajzat rikthimin", u shpreh Atdheu në lidhje me rikthimin e tij në Përputhen, pas largimit nga formati.

E ndërsa në lidhje me famën dhe burimet nga ajo ka ardhur Atdheu mohoi që 'Përputhen' ka qenë një burim fame për të.

Ai u shpreh: Unë nuk kam marrë famë nga Përputhen, famën e kam pasur, madje më kanë akuzuar se u riktheva në program për të qenë në qendër të vëmendjes. Jam i vetmi që nuk kam fshirë asgjë nga Instagrami nga të gjithë konkurrentët.

Por duket se Atdheu e ka një Vip-e shqiptare të preferuar me të cilën do të donte të kishte një njohje një takim.

 "Nuk guxoj të flas se po na shikon Sara, por do të doja një njohje me nga afër me Morena Tarakun", u shpreh ai.

 

auto_a61621414692.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045340061187744